Sport

Neymar i pandalshëm, tre gola për 9 pikë dhe vendin e pare të PSG-së në Ligue 1 (VD)

29 Shtator 2019, 09:17 Nga DOSJA
Neymar i pandalshëm, tre gola për 9 pikë dhe vendin e pare

Paris Saint-Germain fitoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Bordeaux në stadiumin “Matmut Atlantique”, në javën e 8 të “Ligue 1”. Megjithëse pati raste të shumta për shënim, 21 goditje drjet portës, skuadra e Thomas Tuchel e pati të vështirë të zhbllokonte rezultatin e ndeshjes.

Ishte braziliani Neymar ai që arriti të zhbllokonte rezultatin për 1-0 në favor të PSG-së në minutën e 70-të, pas asistit nga Kylian Mbappe. Kjo është hera e tretë në 4 ndeshje, që nga rikthimi i tij pas një dëmtimi të gjatë, që Neymar po i jep fitoren PSG-së falë golave të tij.

Me këtë fitore, PSG-ja renditet e para në kampionatin francez, me 18 pikë në tetë ndeshje, gjashtë fitore dhe dy humbje.

“Ylli” brazilian kërkoi me ngulm që të largohej nga Parisi në verën e këtij viti, por mesa duket tani është përkushtuar plotësisht skuadrës së tij dhe po e shpërblen duke i dhënë fitore falë golave të tij vendimtar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bordeaux neymar neymar i jep fitoren psg paris saint germain psg vs bordeaux bordeaux neymar neymar i jep fitoren psg paris saint germain psg vs bordeaux

Sondazh

Poll