Sport

“S’ka vende për tifozët hallexhinj”, Artan Hoxha: 30 mijë lekë bileta për derbin kryeqytetas, në Prishtinë vetëm 1

27 Shtator 2019, 05:52 Nga DOSJA
“S’ka vende për tifozët hallexhinj”, Artan Hoxha: 30

Tiranë- Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me çështjen e çmimeve të biletave në stadiumet shqiptare. Ai ka treguar se për derbin e fundit të kryeqytetit, Tirana vs Partizani, çmimet e biletave në tribunën kryesore kanë shkuar 30 mijë lekë. Ai ka theksuar se në stadiumin e Prishtinës bileta në tribunën kryesore ishte 10 euro, duke bërë kështu një paralelizëm me Shqipërinë.

Gazetari shpreson se derbi tjetër të lutet te “Arena Kombëtare”, pasi do kenë shumë tifozë mundësi të jenë në stadium.

“Ishallah deri ne derbin tjetër stadiumi kombëtar është gati, dhe me 22 mijë vende, do ketë mundësi për shumë më tepër tifozë të jenë në stadium, pavarësisht se përfaqësuesi i FSHF-së tha se aty nuk do ketë bileta për tifozët “hallexhinj”.

Reagimi:

Te dielen ora 19:00 derbi i kryeqytetit/ Tirana vs Partizani

Ndryshe nga derbi i fundit, bileta ne tribunen qendrore nga 20 mije leke te vjetra ka shkuar ne 30 mije dhe 25 mije leke. Por nuk ka asnje bilete ne shitje, si KF Tirana ashtu dhe KF Partizani nuk i kane nxjerre fare ne shitje biletat e veta sepse praktikisht i kane te prenotuara. Pjesa tjeter e stadiumit, tribuna karshi eshte 4 mije leke te vjetra per popullin, dhe sapo sporteli u hap sot vershuan qindra tifoze… te gjitha shenjat deshmojne se derbi i radhes do te jete ne nje atmosfere elektrizuese dhe stadium te mbushur plot…
Ishallah deri ne derbin tjeter stadiumi kombetar eshte gati, dhe me 22 mije vende do kete mundesi per shume me teper tifoze te jene ne stadium, pavarsisht se perfaqesuesi i FSHF-se tha se aty nuk do kete bileta per tifozet “hallexhinj”…
Ndeshja e fundit qe pashe ne tribunen kryesore ne stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtine ne maj te ketij viti, midis dy pretendenteve per titullin kampion ne Kosove, FK Prishtina vs FK Llapi 1-0
bileta me e shtrenjte ishte vetem 10 euro dhe per me teper ne nje stadium te sapo rikonstruktuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport artan hoxha çmimet e biletave në stadium artan hoxha çmimet e biletave në stadium

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2019, 11:03

Juventus përmbys Brescian, merr kreun e seria A

Juventus zëvendësoi Interin në krye të Serisë A pasi mposhti Brescian dhe triumfoi në përmbysje me shifrat 1-2.Alfredo Donnarumma gjuajti mikpritësit, të cilët ...