Sport

Dhimbje koke për Valverde, mësohet sa kohë do mungojë Messi për Barcelonën

27 Shtator 2019, 07:40 Nga DOSJA
Dhimbje koke për Valverde, mësohet sa kohë do mungojë Messi

Barcelona po kalon një periudhë të vështirë në këtë fillim sezoni. Në 6 ndeshjet e para në “La Liga” blaugranët kanë marrë vetëm 10 pikë, e në 3 takime jashtë fushës së saj ka mundur të sigurojë vetëm një barazim. Këtu mund të shtojmë edhe barazimin e pamerituar ndaj Borusia Dortmund në “Champions League”.

E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, dhimbjet e kokës për teknikun e Barcelonës nuk kanë fund. Kjo vjen pasi vetëm 2 ndeshje nga rikthimi, “ylli” i skuadrës Leo Messi është dëmtuar sërish dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 3 javë. Dëmtimi i tij erdhi në ndeshjen kundër Vijarealit në shtëpi, e fituar me rezultatin 2-1. Në fund të pjesës së parë Messi pati problem muskulare dhe u detyrua të zëvendësohej me fillimin e pjesës së dytë.

Nga ky dëmtim “pleshti” do mungojë përballë Getafes e Sevijas në “La Liga” dhe Interit në “Champions League”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dëmtohet messi leo messi dëmtohet messi leo messi

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2019, 11:03

Juventus përmbys Brescian, merr kreun e seria A

Juventus zëvendësoi Interin në krye të Serisë A pasi mposhti Brescian dhe triumfoi në përmbysje me shifrat 1-2.Alfredo Donnarumma gjuajti mikpritësit, të cilët ...