Sport

Festival golash në Superiore, Bylisi shkatërron Flamurtarin, Vllaznia ‘shfryn’ ndaj Skënderbeut

28 Shtator 2019, 16:24 Nga DOSJA
Festival golash në Superiore, Bylisi shkatërron Flamurtarin, Vllaznia

TIRANË- Janë luajtur sot 4 sfidat e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Në këto ndeshje pati një festival golash pasi u shënuan 12 të tillë.

Ka qenë Bylisi që shkatërroi me rezultatin 5 me 0 Flamurtarin, por dhe Vllaznia nuk ka qëndruar pas duke i shënuar plot katër golave Skënderbeut.

Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera u shënuan më pak gola, pasi Teuta triumfoi minimalisht ndaj Kukësit, teksa Laçi i Starovës, arriti të shmangte humbjen në fund ndaj Luftëtarit falë golit të Nuabuezet, duke marrë një barazim.

REZULTATET E PLOTA

Teuta- Kukësi 1-0, Kallaku 84’ (Penallti).

Vllaznia-Skënderbeu, 4-0, Lika 4’ (Penallti), 68’ (Penallti), Zogaj 84’, Hygor 90 +4.

Bylis-Flamurtari, 5-0, Qardaku 30’, Goxhaj 33’, Ntepe 40’ dhe 77’, Guindo 72.

Luftëtari-Laçi,  1-1, Rapo 10’ Nuabueze 90’ (Penallti)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bylisi flamurtari java e 6-te e kategorise superiore skenderbeu vllaznia bylisi flamurtari java e 6-te e kategorise superiore skenderbeu vllaznia

Sondazh

Poll