Sport

“Futbolli s’është për hallexhinjtë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër ndaj Dervishit: Copë mishi, FSHF të dist

27 Shtator 2019, 07:14 Nga DOSJA
“Futbolli s’është për hallexhinjtë”,

TIRANË– Deklarata e Arben Dervishit gjatë një emisioni sportiv, ka hapur një debat të madh në komunitetin sportiv në vend. 

“Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, iu përgjigj Dervishi, Prodanit kur ky i fundit po fliste për çmimin e lartë të biletave në stadiumet shqiptare. 

Por një koment i tillë, i bërë nga një zyrtar i FSHF-së, ka nxitur jo pak revoltë tek futbolldashësit.

Me anë të një postimi në Facebook, Tifozat Kuq e Zi i kanë drejtuar një letër publike FSHF-së, ku i kanë kërkuar që të distancohen nga deklaratat e Dervishit.

“Letër publike Federatës Shqiptare të Futbollit! Arben Dervishi deklaron se “futbolli nuk është për hallexhinjtë”. Ky copë mishi i veshur me petkun e njeriut, që kurrë në jetën e tij s’ka paguar biletë, por i ka marrë falas, fatkeqësisht është zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, institucion që propagandon e fton “hallexhinjtë” në stadium dhe që këtyre hallexhinjëve u’a shet biletat me çmimin e një finaleje të Ligës së Kampionëve. Këta hallegjinjtë e japin edhe lekun e fundit që ta shohin Kombëtaren, lek të cilin e fitojnë me stërmundime dhe shumë djersë, e jo duke u servilosur e duke u lëpirë pas personave me pushtet apo grupeve të interesit. Ftojmë Federatën që të distancohet nga këto deklarata të turpshme, fyese dhe përqeshëse, si dhe të rishikoj politikën e çmimeve sa më të arsyeshme për xhepin e qytetarit të rëndomte shqiptar ( e jo të Dervishëve)”, ka qenë postimi i bërë nga Tifozat Kuq e Zi.”

Lidhur me rastin ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka bërë vetëm një krahasim çmimi të biletave në Tiranë dhe në Kosovë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport deklarata e arben dervishit fshf deklarata e arben dervishit fshf

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2019, 11:03

Juventus përmbys Brescian, merr kreun e seria A

Juventus zëvendësoi Interin në krye të Serisë A pasi mposhti Brescian dhe triumfoi në përmbysje me shifrat 1-2.Alfredo Donnarumma gjuajti mikpritësit, të cilët ...