Sport

Derbi të dielën, Halili: Kam besim tek çunat, do thyejmë tabu. Demi: Fiton Partizani (VD)

26 Shtator 2019, 14:02 Nga DOSJA
Derbi të dielën, Halili: Kam besim tek çunat, do thyejmë

TIRANË- Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe ai i Partizanit, Gaz Demi kanë ndezur derbin me deklaratat e tyre. Sot ata kanë qenë në një takim me FSHF-në, dhe në përfundim të tij jashtë shprehur se ekipet e tyre do të fitojnë derbin e kryqytetit.

Presidenti bardhebluve shprehet optimist dhe shton se këtë herë ekipi i tij do mundet të thyejë tabunë. “Do ta marrim si ndeshje të radhës, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Shpresojmë që të jetë një ndeshje fair play dhe besoj se do ta dalim me fitore dhe kam besim tëk çunat dhe besoj do e thyejmë atë tabunë që për kaq shumë vite nuk e kemi bërë’, ka qenë deklarata e Refik Halilit.

Nga ana tjetër Gaz Demi shprehet se skuadra e tij nuk ulet në derbi. “Do jetë një ndeshje e bukur dhe Partizani e ka treguar që nuk përulet kurrë në derbi dhe këtë vit mund të kemi 6 të tillë. Shpresoj që të fitojë Partizani”, ishte kjo deklarata e Demit. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Stelman Stërmasi”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani gaz debi refik halili superliga shqiptare derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani gaz debi refik halili superliga shqiptare

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2019, 11:03

Juventus përmbys Brescian, merr kreun e seria A

Juventus zëvendësoi Interin në krye të Serisë A pasi mposhti Brescian dhe triumfoi në përmbysje me shifrat 1-2.Alfredo Donnarumma gjuajti mikpritësit, të cilët ...