Sport

Granit Xhaka merr shiritin e kapitenit të Arsenalit, shpërthejnë reagimet

28 Shtator 2019, 13:06 Nga DOSJA
Granit Xhaka merr shiritin e kapitenit të Arsenalit, shpërthejnë

BRITANI E MADHE- Menaxheri i klubit të njohur anglez Arsenal,Unai Emery, emëroi kapitenin e ri të ekipit.

Shiriti i’u dorëzua futbollistit shqiptar Granit Xhaka, dhe kjo ka shkaktuar reagime të shumta tek lojtarët por edhe ekipet e tjera.

Fansat e Arsenalit nuk janë shumë të lumtur me këtë fakt, por Xhaka ka dhe shumë suportues të cilët e mirëpritën me emocion emërimin e tij.

Në listën e të nominuarve për kapiten ishin edhe pesë emra të tjerë futbollistësh.

Garues për të qenë kapiten i ekipit ishte Holding, Luiz, Bellerin, Lacazzate, Aubameyag edhe Xhaka.

Por fituesi sigurisht ishte shqiptari Granit Xhaka, dhe ne jemi shumë krenarë për këtë fakt.

Ai ka nevojë më shumë se kurrë për suportin e fansave të tij shqiptarë, duke parë se reagimet ndaj tij për marrjen e këtij titulli nuk janë dhe aq të mira.

Suksese Granit!

Burimi:The Sun

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal granit xhaka kapiten arsenal granit xhaka kapiten

Sondazh

Poll