Bota

Sidnej 'lëshon fronin', ja kush është qyteti më i populluar në Australi

Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Melburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit. 

17 Prill 2023, 13:09 Nga f.i
Sidnej 'lëshon fronin', ja kush është qyteti më i
Melburni

AUSTRALI- Sidneji nuk është më qyteti më i populluar në Australi, vendin e tij e ka zënë Melburni. The guardian shkruan se për herë të parë që nga shekulli i 19-të, Sidnej ka humbur 'fronin'.

Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Melburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh, 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit. Rritja e Melburnit kishte tejkaluar atë të Sidneit për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, pjesërisht për shkak të migrimit ndërkombëtar dhe të brendshëm që favorizuan qytetin jugor.

"Kostoja më e lirë e jetesës së Melburnit, veçanërisht për strehim, e bën qytetin të dallohet nga Sidnej si një vend më tërheqës për të jetuar, duke qenë se mundësitë për arsimim dhe punësim të të dy qyteteve janë kryesisht të barabarta,"- u shpreh Liz Allen, një demografe në Universitetin Kombëtar Australian.

Kjo nuk është hera e parë që Mellburni kalon Sidnej, pasi në vitin 2018 kur krahasojmë popullsinë e dy qyteteve Mellburni e ka kaluar sërisht. Më parë, Melburni kishte një shifër të afërt në vitin 1930, kur Sidnej numëronte 1.2 milionë banorë krahasuar me 995,000 në Mellburn.

sidnej qyteti me i populluar australi

Sondazh

Poll