17 Prill 2023, 11:41
Nga A.B
Vajza e dhunuar
TIRANË- 28-vjeçarja e cila u mor peng për një javë nga i dashuri dhe u dhunua sistematikisht ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo ka treguar se 31-vjeçari Gleart Gusholli e ka dhunuar me këmbë karrigeje, shkelma dhe grushte. Sipas vajzës, dhuna ishte hakmarrje nga ish-partneri për shkak se atij nuk iu pranuan letrat në shtetin gjerman.
DËSHMIA E PLOTË:
Javën e dytë kam parë vdekjen me sy, më ka kërcënuar, do të të hedh në lumë, nuk do të nxjerr nga shtëpia. Më gjuante në kokë, në fytyrë me një shkop që ishte me gozhda, më nxirrte thikën, ma mbante te barku, me thoshte do ta çaj barkun. I thoja ma hap derën, ai donte me u hakmarr te unë, sepse ne kemi qënë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka filluar kjo dhunë, prindërit e mi e kanë marrë vesh dhe e kanë nxjerrë jashtë. Ne njiheshim 1 vit e gjysëm, tani prej xhelozisë donte me u hakmarr, s'me jepte telefonin. 1 muaj e gjysëm kemi bashkëjetuar në Gjermani.
Persona të tjerë nuk kanë ndikuar, po e di që fliste në telefon, më kërcënonte që do vijë shoku im, do të të torturojmë. Në spital, herën e fundit u zumë, na akuzonte se ne e kemi denoncuar, ne nuk kemi bërë asgjë. Ai merr gocën e dajës në telefon, i thotë më gjeni një avokat të di se pse nuk më lejohet të shkoj në Gjermani. Ajo i tha të lutem mos u zini. Ai më thoshte do të të vras.
Më fuste të 4 gishtat në grykë, donte me ma marrë shpirtin, thoja okej po vdes. Ai është regjistruar të agjensia e motrës dhe nënës së vet.
Më ka thënë se nuk e konsumon më kokainën, kur erdha e konsumonte, më tha pije. Jam gjendur në siklet, thoja do më rrafi, do më rrafi, e kam konsumuar këto 5 ditët e fundit.
Nuk ka më se çfarë më mban më Shqipëria. Unë erdha të krijoj familje me të, ai më solli për t'u hakmarrë. Unë nuk kam folur me familjarët, kur erdhi Olta, ai 15 herë m'i fuste gishtat në fyt për të më vrarë. Djemtë vajtën te Glearti, e nxorrën. Olta ndejti te unë, isha nudo, më kishte futur në dush, donte të më mbyste aty. Banesa ishte në emrin e mamasë së vet, aty jetonim ne të dy vetëm. Babai ka ardhur për të më marrë, unë kërkoj drejtësi që ai të marrë dënimin që i takon atij. Ai që më ka bërë, unë shpirtërisht dhe psikologjikisht jam e vdekur.
Gleard Gusholli, 31-vjeçar, nga Tirana ka mbajtur për një javë të mbyllur partneren e tij, 28-vjeçare. E reja u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, duke u qëlluar me mjete të forta, grushta dhe këmbë karrigeje. Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.
Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë
merret peng 28-vjecarja ne tirane gleard gusholli
Aktualitet
17 Prill 2023, 11:42
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar ka marrë 10 mijë euro nga një...
Aktualitet
17 Prill 2023, 11:41
A.B
Gleard Gusholli
TIRANË- Personi në foto është, Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi për një javë partneren ...
Aktualitet
17 Prill 2023, 11:35
A.B
Enea Cenko
TIRANË- Avokati i vajzës 28-vjeçare e cila u dhunua për 1 javë nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli kër...
Aktualitet
17 Prill 2023, 11:16
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III gati dyfishoi pasurinë e nënës së tij të ndjerë, Elizabeth II, duke sh&eu...
Aktualitet
17 Prill 2023, 11:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- “Ai ishte punëtori im i lavazhit prej 5 vitesh, një djalë i ri që punonte mbi 8 orë dhe pa...
Aktualitet
17 Prill 2023, 10:56
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Vajza e cila u dhunua për 1 javë nga partneri, Gleard Gusholli ka dhënë dëshminë e saj nga ...
Aktualitet
17 Prill 2023, 10:34
A.B
Arben Gjata
TIRANË- Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të kryeminist...
Aktualitet
17 Prill 2023, 10:31
A.B
Dritan Resuli
VLORË- Dhunohet trajneri i Labërisë, Dritan Resuli në ambientet e kompleksit sportiv "Labëria" në Vlorë.&n...
Aktualitet
17 Prill 2023, 10:23
A.B
Policia
SHKODËR- Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap në flagrancë ...
Aktualitet
17 Prill 2023, 10:14
A.B
Policia
GREQI- Sherr mes dy shqiptarëve në rrugën Arachthou në Colonos. Sipas mediave greke, dy të rinjtë janë përf...