Aktualitet

Grabiti 10 mijë euro nga furra e bukës, arrestohet shqiptari në Greqi, u shtir sikur 'dhunoi' punonjësen. Por e kishte partnere...

E gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së Pashkëve, më 16 prill, kur një 30-vjeçar shqiptar, me maskë në fytyrë, ka hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e thikës ka kërkuar paratë.

17 Prill 2023, 11:42 Nga k.m.
Grabiti 10 mijë euro nga furra e bukës, arrestohet shqiptari në
Foto ilustruese

GREQI- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar ka marrë 10 mijë euro nga një furrë bukë. E gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së Pashkëve, më 16 prill, kur një 30-vjeçar shqiptar, me maskë në fytyrë, ka hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e thikës ka kërkuar paratë.

Sipas mediave të huaja, punonjësja 40-vjeçare e ka çuar te dollapi me xhiron e dyqanit, e cila ishte rreth 10 mijë euro. Menjëherë u njoftua Policia, e cila pas një hetimi identifikoi dhe arrestoi autorin, por më pas u zbulua gjithashtu se punonjësja 40-vjeçare, e thirrur për identifikim, pranoi se ishte autori ishte partneri i saj. E se ajo e kishte "inkurajuar" që të kryente vjedhjen në një ditë pushimi si ajo e Pashkëve. 

30-vjeçari u arrestua nën akuzën e shkeljes së legjislacionit për armët dhe vjedhje, ndërsa 40-vjeçarja akuzohet për dëshmi të rreme.

greqi

Sondazh

Poll