Bota

Japoni, G7: Rendi ndërkombëtar nuk ndryshohet me dhunë

Takimi vjen përpara një samiti të liderëve të G7 në Hiroshima, Japoni, në maj.

17 Prill 2023, 10:03 Nga f.i
Japoni, G7: Rendi ndërkombëtar nuk ndryshohet me dhunë
Yoshimasa Hayashi

JAPONI- Grupi i Shtatë (G7) demokracive më të industrializuara kanë paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për të ndryshuar me forcë rendin ndërkombëtar, në funksion të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe vendosmërisë në rritje të Kinës, shkruajnë mediat e huaja.

“Pra, ne do të refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë.Ne do t’i tregojmë botës vendosmërinë e fortë të G7 për të mbështetur rendin ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit”, -tha sot ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi ndërsa ministrat e jashtëm të G7 diskutonin situatën në Indo-Paqësor.

Takimi vjen përpara një samiti të liderëve të G7 në Hiroshima, Japoni, në maj. Japonia mban presidencën e G7 dhe i bashkohen në grup BM, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA.

g7 lufta rusi-ukraine yoshimasa hayashi

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2023, 10:08 k.m.

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive

Silvio Berlusconi ITALI- Pas 12 ditësh, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi largohet nga reparti i terapisë intensive të San ...