Bota

Regjimi ushtarak i Mianmarit/ Lirohen 3000 të burgosur të juntës

Gjenerali Aung Lin Due, zëvendësministri i juntës, tha në një deklaratë se amnistia ishte një "festim i Vitit të Ri të Mianmarit për të sjellë gëzim te njerëzit dhe për të zvogëluar shqetësimet humanitare".

17 Prill 2023, 09:20 Nga f.i
Regjimi ushtarak i Mianmarit/ Lirohen 3000 të burgosur të juntës
foto ilustruese

MIANMAR- Më shumë se 3000 të burgosur janë liruar sot nga regjimi ushtarak i Mianmarit. CNN raporton se të burgosurit mes tyre 98 shtetas të huaj po lirohen me rastin e Vitit të Ri tradicional që festohet sot në vend.

Gjenerali Aung Lin Due, zëvendësministri i juntës, tha në një deklaratë se amnistia ishte një "festim i Vitit të Ri të Mianmarit për të sjellë gëzim te njerëzit dhe për të zvogëluar shqetësimet humanitare".

Qeveria ushtarake ka burgosur mijëra aktivistë kundër regjimit dhe pro-demokracisë që nga ardhja në pushtet në vitin 2021 dhe ka shtypur me dhunë protestat, duke shkaktuar demostrata ndërkombëtare. Të paktën 17,460 njerëz mbeten në paraburgim dhe 3,240 janë vrarë nga junta, sipas Shoqatës së Ndihmës së të Burgosurve Politik. Junta u jep periodikisht amnisti të burgosurve, por numri i tyre për vitin 2023 dhe 2022 është një fraksion i 23,000 të liruarve në të njëjtën festë budiste në 2021.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe shumë liderë nga e gjithë bota i kanë bërë thirrje vazhdimisht juntës që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë.

ushtria e mianmarit

Sondazh

Poll