Bota

Gana vendi i parë që miraton vaksinën e malaries: Injeksion që ndryshon botën

Të dhënat nga një studim paraprak i kryer në Burkina Faso, një vend në Afrikën Perëndimore, tregojnë se vaksina 'R21' ishte 80 për qind efektive me tre doza fillestare dhe një dozë përforcuese pas një viti.

17 Prill 2023, 09:07 Nga f.i
Gana vendi i parë që miraton vaksinën e malaries: Injeksion
foto ilustruse

AFRIKË- Gana është vendi i parë që miratoi një vaksinë të re të malaries, të cilën shkencëtarët e përshkruajnë si një injeksion "që ndryshon botën". Mediat e huaja shkruajnë se vaksina, e quajtur 'R21', pritet të jetë jashtëzakonisht efektive në krahasim me vaksinat e mëparshme.

Të dhënat nga një studim paraprak i kryer në Burkina Faso, një vend në Afrikën Perëndimore, tregojnë se vaksina 'R21' ishte 80 për qind efektive me tre doza fillestare dhe një dozë përforcuese pas një viti. Megjithatë përdorimi më i gjerë i vaksinës varet nga rezultatet e një studimi më të madh që përfshin rreth 5000 fëmijë.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton gjithashtu miratimin e vaksinës. Instituti i Serumit në Indi po përgatitet të prodhojë nga 100 deri në 200 milionë doza në vit dhe një fabrikë vaksinash do të ndërtohet në Akra, kryeqyteti i Ganës.

Rreth 620,000 njerëz vdesin nga malaria çdo vit, shumica prej tyre fëmijë të vegjël.

vaksina e malaries afrike

Sondazh

Poll