Bota

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive

Mjeku i tij personal dhe shefi i kujdesit intensiv Alberto Zangrillo foli ër një situatë të qetë mbrëmjen e së shtunës kur edhe la shërbimin.

17 Prill 2023, 10:08 Nga k.m.
Silvio Berlusconi del nga terapia intensive
Silvio Berlusconi

ITALI- Pas 12 ditësh, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi largohet nga reparti i terapisë intensive të San Raffaele në Milano, për t'u transferuar në repartin e zakonshëm. Por paravaërisht lëvizjes së tij nuk ka raporte mjekësore për gjendjen e ish-kryeministrit të dielën. Mjeku i tij personal dhe shefi i kujdesit intensiv Alberto Zangrillo foli për një situatë të qetë mbrëmjen e së shtunës kur edhe la shërbimin. Sipas njoftimit të ri mjekësor, ish-presidenti i Italisë i është përgjigjur mjekimit dhe gjendja e tij shëndetësore është cilësuar jashtë rrezikut për jetën dhe kështu është larguar nga ICU.

“Për momentin, gjendja klinike dhe reagimi ndaj trajtimit kanë lejuar që presidenti Silvio Berlusconi të transferohet në një repart të infermierisë. Trajtimi dhe monitorimi i parametrave funksionalë vazhdon,”- thuhet në deklaratën e spitalit nga mjekët Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciccheri.

Ish-kryeministri vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike. Javën e shkuar si u shtrua në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.

Manjati ka pësuar disa goditje në shëndet në vitet e fundit, duke përfshirë infektimin me COVID-19 në 2020. Pasi u lirua nga një qëndrim 10-ditor në spital, ai tha se sëmundja kishte qenë e rëndë dhe ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur ndonjëherë. Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës në vitin 2016 dhe ka mposhtur kancerin e prostatës. Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër për herë të fundit në vitin 2011. Por, ai u kthye në Senat pas zgjedhjeve të përgjithshme shtatorin e kaluar.

silvio berlusconi

Sondazh

Poll