Bota

VD- Snajperi godet ushtarin rus në kokë/ SKENA e 'këmbësorit' të Wanger, ngrihet menjëherë në këmbë: Jam gjallë?!

Një luftëtar rus nga radhët e Wagner-it u godit nga një plumb, dhe duke u ngritur në këmbë, ai u tha miqve të tij: Jam gjallë!

17 Prill 2023, 09:03 Nga k.m.
VD- Snajperi godet ushtarin rus në kokë/ SKENA e
Pamje nga Ukraina

RUSI- Pamje të reja dalin nga fronti i luftës në Ukrainë dhe tregojnë momentin kur një luftëtar rus "mashtroi" vdekjen teksa u godit në kokë nga një plumb snajperi. Një luftëtar rus nga radhët e Wagner-it u godit nga një plumb, dhe duke u ngritur në këmbë, ai u tha miqve të tij: Jam gjallë!

Plumbi pësoi rikoshet nga kamera e helmetës, duke e lënë atë përkohësisht të trullosur dhe konfuz, ndërsa videoja është marrë nga një korrespondent i RIA Novosti-t, i cili ndoqi ushtarët rusë gjatë luftimeve në Bakhmut. Pamjet u shfaqën pasi analistët dhe zyrtarët rusë thanë të premten se beteja për Bakhmut po nxehej përsëri.

Për tetë muaj e gjysmë, qyteti në Ukrainën lindore është kthyer në “skenën” më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës me Rusinë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll