Aktualitet

'Fast&Furious' nga Tirana në Elbasan, ndëshkohen 11 drejtues mjetesh, bënin thirrje nga rrjetet sociale: Hajdeni garojmë (VIDEO)

Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.

16 Prill 2023, 16:14 Nga F.M
'Fast&Furious' nga Tirana në Elbasan, ndëshkohen 11
Mullet

TIRANË- 11 drejtues mjetesh janë shoqëruar në polici dhe janë gjobitur nga autoritetet pasi kishin organizuar gara shpejtësie. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mjetet janë ndaluar në Mullet. Ata janë gjobitur masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar. Ata u bënin thirrje personave të tjerë që tu bashkoheshin në gara, përmes rrjeteve sociale. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Organizuan gara shpejtësie në Mullet dhe bënë thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre, Policia Rrugore e Tiranës ndërhyn në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm. Identifikohen dhe shoqërohen në Komisariat, 11 drejtues automjetesh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimim e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip "Benz", në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve. Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.

policia e tiranes

Sondazh

Poll