16 Prill 2023, 13:24
Nga A.B
Cllevio
TIRANË- Ditën e sotme, u ndalua në Rinas Kleviol Ahmeti, i njohur nga të gjithë si Cllevio. Ai është denoncuar nga Noizy, pasi ky i fundit pretendon se ndihet i kërcënuar.
Po si erdhi ngjarja deri këtu?
Kjo ngjarje erdhi si pasojë e ofendimeve të bëra vazhdimisht nga Cllevio nëpër rrjete sociale. Ai kishte filluar pothuajse para dy vitesh të bëhej viral nëpër rrjete sociale, ku thyente rekorde të shikueshmërisë. Gjatë kësaj kohe, ai ofendonte rëndë Rigelsin dhe anëtarët e grupit “OTR”, madje kishte publikuar edhe një video duke e ndjekur me makinë babanë e reperit, këto provokime përfunduan pasi Cllevio u arrestua në muajin mars të vitit 2021 në Shqipëri.
Gjatë 13 muajve që Cllevio ishte në burg, në “botën” e shoëbizit shqiptar ndodhi pajtimi i dy rivaleve Noizy dhe Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe Stresi, të cilët i harruan ofendimet, “diss-at”, përleshjet dhe ia zgjaten dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Por, në momentin që Klevioli u lirua nga burgu, Arkimedi dhe shoqëria e tij i kërkuan që të mos vazhdonte më me ofendime ndaj grupit “OTR” dhe veçanërisht ndaj reperit “Noizy”.
Ai kishte premtuar se nuk do të ofendonte por se këtë premtim nuk e mbajti edhe aq gjatë, jo vetëm që filloi të ofendonte sërish të njëjtit persona, por tashmë i kishte prishur edhe raportet me mikun e tij më të ngushtë, Stresin.
Më pas, me 6 qershor, Cllevio shkoi në rrugën Currilave në Durrës. Sipas Cllevios, kishte vendosur t’i kërkonte falje Noizy’t por situata u tensionua menjëherë si doli Rigelsi nga lokali i tij u vërsul në drejtim të Klevios për ta goditur atë, por ky i fundit arriti t’i shpëtonte goditjes së parë duke tentuar të iktë ai u zu nga Noizy dhe dy anëtarë tjerë të grupit “OTR”.
Kush është “Cllevio Serbiano”?
Reperi, Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 dhe është me prejardhje nga qyteti i Lushnjës, ai kishte jetuar 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz”, teksa mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”, pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.
Në vitin 2014, Cllevio u arrestua për “Trafikim Droge”, pasi rrëzoi një avion të llojit “Piper” që ishte nisur nga Italia me destinacion Divjakën.
Dënimin e përfundoi pas 6 vitesh, kur doli edhe nga burgu pra në 2020-tën dhe vazhdoi të publikonte projekte muzikore, e që më pas filloi të hynte në “Live” në rrjetin social “Instagram”./Dosja.al
arrestohet kleviol ahmeti
Aktualitet
16 Prill 2023, 13:00
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Krimet e kryera nga adoleshentët në vendin tonë kanë ardhur në rritje përgjatë v...
Aktualitet
16 Prill 2023, 12:58
A.B
TIRANË- Ditën e sotme në Rinas u arrestua reperi, Klaviol Ahmeti i cili njihet me emrin “Cllevio Serbiano”, pasi ësht&eum...
Aktualitet
16 Prill 2023, 12:35
A.B
Spitali
TIRANË-Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili mori peng për 1 javë partneren 28-vjeçare, ka deklaruar se ishte shumë ...
Aktualitet
16 Prill 2023, 12:22
f.i
Dogana Kapshticë
TIRANË- Pashkët Ortodokse kanë shtuar numrin e hyrje-daljeve në territorin e Shqipërisë gjatë k&eu...
Aktualitet
16 Prill 2023, 12:15
A.B
Spital
TIRANË- Detaje tmerruese nga pengmarrja e 28-vjeçares në kryeqytet.
'Reporttv' raporton se efektivët e Komisariatit nr....
Aktualitet
16 Prill 2023, 11:53
A.B
Noizy dhe Cllevio
TIRANË- Arrestohet reperi i njohur si Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti. Ai ësht...
Aktualitet
16 Prill 2023, 11:48
A.B
Spitali
TIRANË- Vajza e re e cila u mbajt peng për 1 javë nga partneri i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli do duhet t'i nënshtrohe...
Aktualitet
16 Prill 2023, 11:16
A.B
Policia
TIRANË- Gerald Gusholli është personi i cili mori peng bashkëjetuesen e tij në Tiranë. 31-vjeçari ësht&eu...
Aktualitet
16 Prill 2023, 11:16
A.B
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në kryqytet. Një 28-vjeçare është mbajtur peng në nj&e...
Aktualitet
16 Prill 2023, 11:01
a.l
Besnik Cela, Edison Sulanjaku dhe Xhenifer Muca
ANGLI- Tre emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në flagrancë në nj&eum...