Aktualitet

Mori peng partneren për javë dhe e dhunoi, dëshmia e 31-vjeçarit: Jam xheloz

Vajza bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën në spital dhe është përmendur.

16 Prill 2023, 12:35 Nga A.B
Mori peng partneren për javë dhe e dhunoi, dëshmia e
Spitali

TIRANË-Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili mori peng për 1 javë partneren 28-vjeçare, ka deklaruar se ishte shumë xheloz. Pasi është arrestuar ai nuk dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Vajza bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën në spital dhe është përmendur. Ajo u dërgua në spital pas mesnatës së të shtunës, nga dy vajza të tjera. Motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Brenda, ndër të tjera policia ka gjetur edhe një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari Gusholli. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi./Dosja.al

merret peng 28-vjecarja ne tirane gleard gusholli

Sondazh

Poll