Aktualitet

Lejoi mallra kontrabandë kundrejt ryshfetit, arrestohet doganieri në Vlorë

I arrestuari është identifikuar me iniciale A.N., 46 vjeç dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale 'Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike'.  

16 Prill 2023, 14:37 Nga a.l
Lejoi mallra kontrabandë kundrejt ryshfetit, arrestohet doganieri në
Policia e Vlorës

VLORË- Një doganier në Vlorë është arrestuar nga policia pasi lejoi mallra kontrabandë kundrejt ryshfetit. I arrestuari është identifikuar me iniciale A.N., 46 vjeç dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale 'Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike'.  

NJOFTIMI I POLICISË: 

Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18 prill të vitit të kaluar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

arrestime ne vlore

Sondazh

Poll