Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron efektivin e RENEA-s, Altin Morina

Ky vendim është marrë tre ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e specialit për ndryshimin e masës së sigurisë nga "Arrest në Burg" në "Detyrim për tu paraqitur në prokurori".

16 Prill 2023, 14:15 Nga A.B
Gjykata e Tiranës liron efektivin e RENEA-s, Altin Morina
Altin Morina

TIRANË- Shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina është liruar nga qelia. Morina u arrestua nga kolegët e tij, një muaj më parë, teksa në makinë ju sekuestruan 113 mijë euro cash, të padeklaruara nga Morina. Ky vendim është marrë tre ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e specialit për ndryshimin e masës së sigurisë nga "Arrest në Burg" në "Detyrim për tu paraqitur në prokurori".

Para gjykatës, Morina deklaroi se paratë i kishte marrë nga një biznesmen, pak minuta para se të arrestohej.

 "Prokuroria nuk ka asnjë provë, paratë i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam  gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti dhënë prova që lekët i mora për arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit...”.

Por kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHçBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drjetoi komisariatin e Policisë në Ballsh. nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. 

Ai akuzohej për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde./Dosja.al

altin morina

Sondazh

Poll