Aktualitet

U arrestua pas denoncimit të Noizy-t, DY akuzat që rëndon ndaj Cllevios (Procesverbali)

Cllevio është ndaluar për kryerjen e veprës pena “Përndjekja” dhe 'mbajtja pa leje e armëve të ftohta'.

16 Prill 2023, 12:58 Nga A.B

U arrestua pas denoncimit të Noizy-t, DY akuzat që rëndon ndaj

TIRANË- Ditën e sotme në Rinas u arrestua reperi, Klaviol Ahmeti i cili njihet me emrin “Cllevio Serbiano”, pasi është kallëzuar në polici nga reperi tjetër, Rigels Rajku, i cili njihet me emrin “Noizy” dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku. Cllevio është ndaluar për kryerjen e veprës pena “Përndjekja” dhe 'mbajtja pa leje e armëve të ftohta'.

U arrestua pas denoncimit të Noizy-t, DY akuzat që rëndon ndaj

SI KA NISUR SHERRI MES TYRE?

Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR.

Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik./Dosja.al

cllevio serbiano noizy arrestohet kleviol ahmeti

Sondazh

Poll