Bota

U zhduk 10 ditë më parë, gjenden 'rrënojat' e helikopterit të ushtrisë japoneze dhe 5 viktima

Raportohet se shkaku i saktë i përplasjes nuk dihet, por besohet se ka ndodhur aksidentalisht.

16 Prill 2023, 15:17 Nga a.l
U zhduk 10 ditë më parë, gjenden 'rrënojat' e
helikopter ushtarak japonez

JAPONI- Zhytësit në brigjet e Japonisë kanë gjetur rrënojat e një helikopteri ushtarak të zhdukur, bashkë me trupat e 5 nga 10 personave në bord, në brigjet e Japonisë. Helikopteri UH60, i njohur si 'Black Hawk', u zhduk nga ekranet e radarëve pranë ishullit Miyako të enjten e kaluar, shkruan BBC. 

Ai po vëzhgonte zonën lokale në kohën kur u zhduk. Mbeturinat lundruese që besohet të jenë pjesë helikopteri janë pikasur gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në vazhdim.

Helikopteri transportues me 4 tehe, me 2 motorë i përdorur nga Forcat e Vetëmbrojtjes Tokësore të Japonisë (GSDF) u zhduk pak para orës 16:00 me orën lokale (07:00 GMT) më 6 prill.

Raportohet se shkaku i saktë i përplasjes nuk dihet, por besohet se ka ndodhur aksidentalisht. Një komandant i lartë i Forcave të Vetë-Mbrojtjes Tokësore, Yuichi Sakamoto, ishte në mesin e atyre që ishin në fluturim. 

japoni

Sondazh

Poll