Bota

ME VIDEO/ Beteja e ashpër për Bakhmut, SHIHNI momentin kur ushtari rus qëllohet me snajper në kokë, shpëton mrrekullisht: Jam ende gjallë

Forca e plumbit e rrëzon ushtarin në tokë. Pamjet janë filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe javët e fundit po zhvillohet një betejë e fortë mes palëve. 

16 Prill 2023, 13:26 Nga a.l
ME VIDEO/ Beteja e ashpër për Bakhmut, SHIHNI momentin kur ushtari rus
Ushtari

UKRAINË- Një video me pamje të rënda është qarkulluar në media, ku shihet sesi një ushtar rus qëllohet me snajper në kokë por për fat të mirë shpëton. Mediat e huaja shkruajnë luftëtari ishte pjesë e mercenarëve të 'ëagner'. Siç shihet edhe në videon më poshtë ai q1%llohet me plumb e cila prek helmetën e tij në kokë, më pas ai dëgjohet të thotë:  “Jam ende gjallë”.

Forca e plumbit e rrëzon ushtarin në tokë. Pamjet janë filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe javët e fundit po zhvillohet një betejë e fortë mes palëve. 

Qyteti i rrethuar i Bakhmut në rajonin Donetsk të Ukrainës ka qenë një pikë qendrore e luftimeve të vijës së parë midis Rusisë dhe Ukrainës për muaj të tërë. Një nga gjeneralët më të lartë të Kievit këtë javë tha se forcat ruse janë varfëruar në Bakhmut dhe një kundërofensivë ukrainase mund të nisë së shpejti. Ai ngriti perspektivën e një kthese të pamundur për Ukrainën. Ndërsa  ekspertët thonë  se kapja e Bakhmutit nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë dramatike pamjen e përgjithshme të luftës në Ukrainën lindore – ku një territor i vogël ka ndryshuar duart në vitin 2023 – do t’i jepte Rusisë një fitore simbolike dhe do të shënonte qytetin e parë ukrainas që ka pushtuar në tetë muaj.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll