Bota

Ukraina: 130 të burgosur lufte janë kthyer në shtëpi për 'Pashkët Ortodokse'

Ukraina tha të premten se kishte marrë gjithashtu trupat e 82 ushtarëve të saj nga territori i kontrolluar nga Rusia.

16 Prill 2023, 13:34 Nga a.l
Ukraina: 130 të burgosur lufte janë kthyer në shtëpi
Ushtria ukrainase

UKRAINË- Një zyrtar i lartë presidencial ukrainas tha se 130 të burgosur lufte ukrainas janë liruar dhe janë kthyer në shtëpi ditën e Pashkëve Ortodokse. Forcat ukrainase dhe ruse kanë shkëmbyer të burgosurit me Rusinë, muajt e fundit. Rusia mban një pjesë të territorit në lindje dhe jug të Ukrainës, shkruan Reuters. 

"Ne po kthejmë 130 nga njerëzit tanë. Ai (shkëmbimi) ka ndodhur në disa faza gjatë ditëve të fundit," tha shefi i stafit të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Andriy Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram. 

Nuk ishte e qartë se sa rusë u kthyen në anën tjetër. Yermak tha se ata që u kthyen në shtëpi ishin ushtarakë, roje kufitare, anëtarë të gardës kombëtare, marinarë dhe punonjës të rojes shtetërore të kufirit.

Të hënën, Rusia dhe Ukraina thanë se kryen një shkëmbim të madh të të burgosurve me 106 të burgosur rusë të luftës të liruar në këmbim të 100 ukrainasve. Ukraina tha të premten se kishte marrë gjithashtu trupat e 82 ushtarëve të saj nga territori i kontrolluar nga Rusia.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll