Bota

E pazakontë! Treni i ngarkuar me dhjetëra tanke në Itali niset drejt Ukrainës (FOTOT)

Treni i cili është filmuar nga pasagjerët ka kaluar nëpër oborr me shpejtësi shumë të ulët. Automjetet ushtarake janë pjesë e një prej paketave të ndihmës ushtarake që Italia po dërgon në Ukrainë. 

16 Prill 2023, 14:30 Nga f.i

E pazakontë! Treni i ngarkuar me dhjetëra tanke në Itali niset

ITALI- Pasagjerët tranzit në një stacion hekurudhor në Udine të Italisë janë habitur kur në stacionin hekurudhor panë një autokolonë të veçantë që kalonte para syve të tyre. Tgcom.24 raporton se ishte një tren me dhjetëra tanke.

Treni i cili është filmuar nga pasagjerët ka kaluar nëpër oborr me shpejtësi shumë të ulët. Automjetet ushtarake janë pjesë e një prej paketave të ndihmës ushtarake që Italia po dërgon në Ukrainë. 

Sipas ekspertëve, ata që po transportoheshin ishin tanket vetëlëvizëse 155 mm ‘M109’. Tanket, që deri më tani qëndronin në magazina italiane, pasi të mbërrijnë në Ukrainë pritet t’u nënshtrohen disa riparimeve dhe më pas të vendosen sërish në funksion.

lufta ne ukraine itali

Sondazh

Poll