Bota

'Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht dhe sa më shpejt'/ Brnabiç i përgjigjet 'urdhrit' të Kurtit: Kemi 10 vite që presim formimin e Asosacionit, ZBATOJE!

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në 'Twitter', Brnabiç i ka kërkuar Kurtit formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe. 

16 Prill 2023, 13:53 Nga a.l
'Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht dhe sa më
Ana Brnabiç dhe Albin Kurti

SERBI- Kryeministrja serb, Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratave të bëra më herët të kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i cili tha se marraveshja paraprke në takimin në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe sa më shpejt. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në 'Twitter', Brnabiç i ka kërkuar Kurtit formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe. 

Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiç, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. 

Kurti tregoi se në dy vitet e fundit në Bruksel kanë negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

 

albin kurti ana brnabiç

Sondazh

Poll