Bota

Tragjedi në SHBA/ Të shtëna me armë në një festë ditëlindje në Alabama, vriten 6 adoleshentë, 20 të plagosur

Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar.

16 Prill 2023, 14:55 Nga A.B
Tragjedi në SHBA/ Të shtëna me armë në një
Foto ilustruese

SHBA- Një tjetër tragjedi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 6 adoleshentë janë vrarë pas të shtënave që nisën në një festë ditëlindjeje në Dadeville, Alabama. Më shumë se njëzet persona u plagosën. Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar.

Dëshmitarët raportuan se sulmi ndodhi gjatë festës së ditëlindjes së 16-të. Autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë Policinë e Dadeville ose Zyrën e Sherifit të Qarkut Tallapoosa.

Tragjedi në SHBA/ Të shtëna me armë në një

Ky sulm, vjen pas plagosjes së dy studentëve në kampusin e Universitetit Lincoln në Pensilvani./Dosja.al

sulm me arme ne shba shba

Sondazh

Poll