Bota

Kontrolle policie në dy lokale në Ohër, dëbohen 12 gra me shtetësi të huaj nga Maqedonia e Veriut

Si rrjedhojë, me urdhër të gjykatës 5 shtetase janë dëbuar nga Maqedonia dhe u është shqiptuar gjoba.

16 Prill 2023, 12:34 Nga f.i
Kontrolle policie në dy lokale në Ohër, dëbohen 12 gra me
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 12 shtetase të huaja janë dëbuar nga Maqedonia e Veriut. Policia në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës ka kryer kontrolle në dy lokale të Ohrit, ku janë gjetur 12 shtetase të huaja, disa prej të cilave nuk ishin lajmëruar për vendqëndrimin e tyre.

Si rrjedhojë, me urdhër të gjykatës 5 shtetase janë dëbuar nga Maqedonia dhe u është shqiptuar gjoba.

"Gjatë kontrollit janë hasur 12 shtetase të huaj nga Rusia, Ukraina, Serbia dhe Shqipëria, pesë prej tyre pa vendbanim të regjistruar në vend. Parregullsi janë konstatuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës, për çka do të ketë sanksione”,- tha MPB.

dëbohen 12 shtetase të huaja maqedoni

Sondazh

Poll