Bota

Elon Musk sfidon 'OpenAI', planifikon të krijojë kompaninë e tij të Inteligjencës Artificiale

Për projektin e ri të AI, Musk thuhet se ka marrë mijëra procesorë GPU me fuqi të lartë dhe gjithashtu thuhet se ka rekrutuar inxhinierë nga laboratorë kryesorë të AI, si DeepMind. 

16 Prill 2023, 13:20 Nga a.l
Elon Musk sfidon 'OpenAI', planifikon të krijojë
Elon Musk

SHBA- Elon Musk thuhet se po planifikon të lançojë një kompani të inteligjencës artificiale për të konkurruar me OpenAI, krijuesin e ChatGPT, ndërsa Silicon Valley lufton për dominim në teknologjinë që po zhvillohet me shpejtësi.

Shefi miliarder i Tesla-s dhe Twitter-it është në procesin e bashkimit të një ekipi studiuesish dhe inxhinierësh të AI dhe është në bisedime me disa investitorë rreth projektit. 

"Një grup njerëzish po investojnë në të ... është e vërtetë dhe ata janë të emocionuar për të," i tha gazetës 'Financial Times' një person me njohuri për bisedimet, e cila citoi të dhënat e biznesit të Nevada që tregojnë se më 9 mars Musk inkorporoi një kompani të quajtur X.AI të të cilin ai është drejtor i vetëm i kompanisë.

Vetëm disa javë më parë Musk bashkë-nënshkruan një letër në të cilën ai dhe më shumë se 1800 të tjerë kërkuan një pauzë gjashtëmujore në kërkimin e AI. Më vonë doli se disa nga nënshkruesit ishin të rremë. Në dosjet e kompanisë, Musk së fundmi ndryshoi emrin e Twitter në X Corp. Lëvizja ishte pjesë e planeve të tij për të krijuar një "aplikacion për gjithçka" të quajtur "X".

Portofoli i tij i biznesit përfshin Twitter, Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX, kompaninë kërkimore neuroteknologjike Neuralink dhe projektin e tij të tunelit, The Boring Company. Të premten, SpaceX iu dha një licencë lëshimi Starship, duke hapur rrugën për testin e parë të fluturimit të raketës së re, potencialisht të hënën, shkruan The Guardian. 

Për projektin e ri të AI, Musk thuhet se ka marrë mijëra procesorë GPU me fuqi të lartë dhe gjithashtu thuhet se ka rekrutuar inxhinierë nga laboratorë kryesorë të AI, si DeepMind. 

elon musk openai

Sondazh

Poll