Sport

FOTO-GALERI/ Cristiano Ronaldo është mërzitur nga sjellja e Georginas! Ja çfarë e ka zemëruar portugezin te partnerja e tij

Georgina Rodriguez (29 vjeç) ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi dhe postimi i fundit i bërë nuk do t'i kishte shkuar aspak mirë Cristiano Ronaldos.

16 Prill 2023, 11:19 Nga DOSJA

FOTO-GALERI/ Cristiano Ronaldo është mërzitur nga sjellja e

ARABIA SAUDITE - Partnerja e Cristiano Ronaldos u bë e njohur pas lidhjes së saj me superyllin portugez. Georgina u bë shpejt një influencuese dhe modele, e ftuar në eventet më të rëndësishme, madje duke pasur edhe serialin e saj dokumentar. 

Një postim i bërë së fundmi në Instagram, ku Georgina numëron më shumë se 48 milionë ndjekës, shkaktoi shumë polemika. E dashura e Ronaldos ka postuar një sërë fotosh nga e kaluara, në të cilat ka kujtuar disa momente që ka jetuar. Georgina “mburrej” me jahtin luksoz që ajo dhe Ronaldo blenë në vitin 2020 për 6 milionë euro, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga partneri e saj. 

Cristiano Ronaldo, i mërzitur nga postimi i Georgina Rodriguez 

Sipas marca.com, që citon El Futbolero, Cristiano Ronaldo do të shqetësohej jashtëzakonisht shumë nga qëndrimi që Georgina Rodriguez ka treguar së fundmi.  Superylli portugez “ndjen se partnerja e tij po bëhet egocentrike”,- siç shkruajnë spanjolët. Titulli i artikullit është kështu: “Cristiano Ronaldo është i mërzitur nga sjellja e Georgina Rodriguez”, një shenjë se marrëdhënia mes të dyve nuk është edhe aq e mirë. 

Georgina u kritikua shumë edhe për emisionin televiziv në të cilin shfaqen pamjet e sjelljes së saj të keqe me miqtë e saj. Seriali është kritikuar për fokusin e tepërt në sipërfaqësoren dhe mungesën e autenticitetit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll