Sport

VIDEO/ Pamje emocionuese! Tenistja nuk i mban dot lotët gjatë himnit të Ukrainës…

Marta Kostyuk pushtohet nga emocionet gjatë këndimit të himnit kombëtar të Ukrainës, në Billie Jean King Cup, duke menduar për shkatërrimin e shkaktuar nga pushtimi rus në vendin e saj

16 Prill 2023, 09:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Pamje emocionuese! Tenistja nuk i mban dot lotët gjatë himnit

UKRAINE - Ndeshjet e ‘play-off’-i në Kupën Billie Jean King, mes Republikës Çeke dhe Ukrainës, u paraprinë nga një moment heshtje, në kujtim të viktimave të pushtimit rus të Ukrainës dhe tërmeteve në Turqi dhe Siri.

Gjatë këndimit të himnit kombëtar të Ukrainës, Marta Kostyuk (20, 38 WTA) nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj, duke menduar për viktimat e panumërta të pakuptimta të shkaktuara nga lufta e ushtrisë ruse për të pushtuar Ukrainën.

Republika Çeke kryeson ndaj Ukrainës 2-0 pas ndeshjeve të ditës së parë. “Nuk ishte dita jonë, kjo nuk ishte loja ime më e mirë. Por ishte më afër sesa sugjeron rezultati. Jam krenare për vajzat në çdo rrethanë që do të gjendemi dhe do të dalim sërish në fushë për të dhënë gjithçka”,- tha Marta Kostyuk pas ndeshjes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll