Sport

Pas operacionit, ylli britanik Dele Alli mbyll sezonin dhe i jep lamtumirën Turqisë…

Futbollisti i Beşiktaşit, Dele Alli, ka bërë një deklaratë për dëmtimin e tij në rrjetet sociale. Duke bërë të ditur se mbylli sezonin, ylli britanik falënderoi fansat dhe u interpretua si një mesazh lamtumire.

16 Prill 2023, 09:32 Nga DOSJA
Pas operacionit, ylli britanik Dele Alli mbyll sezonin dhe i jep lamtumirën

ANGLI - Futbollisti i Beşiktaşit, Dele Alli, ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke treguar për dëmtimin e pësuar. Ylli britanik, i cili ka luajtur si i huazuar në Turqi, është shprehur: "Operimi im ishte shumë i suksesshëm. Falenderoj të gjithë ata që dërguan mesazhe mbështetjeje."

Duke thënë se e mbylli sezonin, Alli shton: "Fatkeqësisht kemi ardhur në fund të sezonit për mua. Falënderoj tifozët e Beşiktaşit për dashurinë që më kanë treguar për sa kohë që jam në klub". 

Futbollisti britanik tha gjithashtu: "Kam kaluar disa javë të vështira dhe jam plotësisht i fokusuar në rikuperim. Do të bëj një pushim për një kohë, do të shërohem dhe do të kthehem me forcë të plotë. Shihemi së shpejti,"- shkruan ai në mesazhin e tij.

Dele Alli, i cili deri më tani Beşiktaş nuk e kishte shfrytëzuar opsionin në kontratën e tij, falënderoi tifozët, çka në Turqi është interpretuar si një mesazh lamtumire.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll