Sport

FOTO-GALERI/ Imazhe tronditëse! Tifozët e Charleroit hedhin minj të ngordhur në tribuna… Degjeneron spektakli

Standard Liege dhe Charleroi u përballën në në javën e 33-të të Jupiler Pro League, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-1.

16 Prill 2023, 10:30 Nga DOSJA

FOTO-GALERI/ Imazhe tronditëse! Tifozët e Charleroit hedhin minj

BELGJIKE - Ndeshja në ligën e parë të Belgjikës, e mbyllur me fitoren 3-1 të skuadrës vendase, solli në vëmendjen e publikut pamje dhe skena mjaft tronditëse. 

Edhe pse fillimisht spektakli i bërë nga tifozët ishte në të njëjtin nivel me ndeshjen, me tifozët e Standard Liege që kishin përgatitur një koreografi spektakolare dhe një shfaqje piroteknike, për fat keq gjithçka degjeneroi. 

Ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të tymrave të hedhura në fushë, por pjesa tronditëse ndodhi në tribuna. Tifozët e Charleroi u “kundërsulmuan” në mënyrë groteske, duke hedhur në tribuna minjtë të ngordhur me ngjyrë të kuqe ndaj rivalëve, shkruan RMC Sport. 

Tifozët e Charleroi hedhin minj të ngordhur! 

Në një deklaratë të postuar në një faqe të mbështetësve të Standard Liege, ata shpjeguan se çfarë ndodhi dhe postuan gjithashtu foto. 

“Përkrahësit” e Charleroi hodhën minjtë e ngordhur drejt Standit 2. Nuk po flasim për një apo dy minj, por gati 10. Shpresojmë që Liga të marrë masa dhe klubi të ankohet dhe shoqatat e mbrojtjes së kafshëve të marrin masa,”- thuhet në postimin e tyre. 

‘Strom Ultras’, një nga grupet e galerisë së Charleroi, erdhën të veshur me veshje për kontrollin e dëmtuesve dhe shfaqi një pankartë që lexohej "kontrolli i minjve". 

Gjithçka filloi në ditët para ndeshjes kur ata i quajtën ‘minj’ e tifozët e Standardit. 

Nuk është hera e parë që klubi Charleroi është në sy të publikut belg për një çështje jo sportive. Më 12 nëntor, ndeshja kundër Mechelen u ndërpre për shkak të tifozëve të Charleroi që hodhën bomba tymuese dhe predha në fushën e lojës, duke ndërprerë ndeshjen.

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll