Sport

Ja si kujdeset Guardiola për “diamantin” e Man.Cityt: “Unë jam me të çdo sekondë!”

Trajneri Pep Guardiola ka thënë, se Manchester City po kujdeset për sulmuesin Erling Haaland “24 orë në ditë”, për shkak të gjatësisë së sulmuesit prej 1.94 metrash dhe vlerës së tij, raporton The Guardian.

16 Prill 2023, 08:26 Nga DOSJA

Ja si kujdeset Guardiola për “diamantin” e Man.Cityt:

ANGLI - Haaland, i cili kushtoi 51 milionë paundë në verë, ka shënuar 45 gola për Cityn, një rekord për çdo lojtar në Premier League në një sezon të vetëm. Sezonin e kaluar ai humbi 16 ndeshje për Borussia Dortmund për shkak të dëmtimit, ndërsa tani Haaland ka munguar vetëm katër ndeshje në City.

Guaridola: “Ne kujdesemi për të 24 orë në ditë”

Guardiola shpjegon pse. “Nuk e di se çfarë bënte ai te Dortmund, por ne kujdesemi për të 24 orë në ditë. Ne kemi mjekë dhe fizioterapistë të jashtëzakonshëm, ata janë me të çdo sekondë të ditës. 

Është e vështirë të kuptosh pse shpenzon shumë para për një lojtar dhe pastaj ia lë atë në dorë fatit, nuk e di se çfarë bëjnë klubet e tjera. Në ditët e sotme, me këtë ngarkesë të madhe të lojërave, çdo tre apo katër ditë, ne duhet të kujdesemi për ata. Është kaq kërkuese, me ushqimin, pushimin, gjumin, ushqimin. 

Për praktikë, sa minuta duhet të luajë. Ka të dhëna që thonë se nuk mund të stërviten më shumë se 10 apo 15 minuta. Njerëzit thonë pse ai u zëvendësua kundër Leipzig (muajin e kaluar) kur shënoi (pesë) gola, por më pas ai u dëmtua pas ndeshjes së Burnleyt, kështu që ai nuk mundi të luante për ne kundër Liverpool, ose me Norvegjinë. Ne e dimë se duhet ta gjurmojmë sepse është shumë i madh fizikisht. 

Fizioterapistët kujdesen për të; masazhohet, shpina, shpatullat, tendinat, gjithçka. Ai punon shumë kohë në qendrën stërvitore, shumë më tepër sesa në fushë. Sot në futbollin modern lojtarët stërviten më shumë në prapaskenë sesa në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll