Aktualitet

Gjykata e Elbasanit shpall moskompetencë: Pedagogu Denis Himci të gjykohet nga Krimet e Rënda

28 Shtator 2019, 19:11 Nga DOSJA
Gjykata e Elbasanit shpall moskompetencë: Pedagogu Denis Himci të

ELBASAN- Pedagogu Denis Himci, do hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda, ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka shpallur moskompetencë.

Himci tashmë ndodhet në masën e arrestit “burg pa afat”, pasi akuzohet se i ka kërkuar favore seksuale një studentje në Universitetin e Elbasanit.

Megjithatë, mësohet se ky vendim për transferim të dosjes nga gjyqtarit Bujar Musta bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila ka njoftuar se dosjet për çështjet e korrupsionit do të hetohen nga Prokuroritë  dhe Gjykatat e rretheve deri në krijimin e SPAK.

Pak dit më parë është zbardhur dhe një pjesë e dëshimisë së pedagogut dhe mësohet të ketë thënë që vajza e ka futur në kurth. Pedagogu Denis Himçi u përjashtua dje edhe nga detyra e tij si pjesë e trupës pedagogjike në Elbasan. Himci në videot e publikuara nga emisioni investigativ “Stop” shihet teksa bisedonte me studentes e tij dhe u kërkonte favore seksuale. Ai kërkonte që studentes ta puthnin, nëse donin që të merrnin provimin.

Ai mund të favorizonte studenten jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denis himci seks per provime skandali seksual denis himci seks per provime skandali seksual

Sondazh

Poll