Aktualitet

E dhunonte dhe tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 29-vjeçari nga Shkodra

28 Shtator 2019, 12:36 Nga DOSJA
E dhunonte dhe tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje, pasi rasti është njoftuar nga banorët e zonës. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar me inciale Z.Ç, nga fshati Rragam i Shkodrës,  i cili dhunonte bashkëshorten e tij  dhe e kanoste me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, por kur kanë mbërritur, shtetasi Z.Ç ishte ishte larguar në drejtim të pyllit pasi e kishte lënë armën e zjarrit në banesë. Ndërkohë është mësuar se ai është arrestuar pas disa orësh ndjekjeje nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Kanos me armë dhe dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov pa leje.

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan shtetasin:

– Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam/Shkodër.

Shërbimet e Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rragam, Shkodër një shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari dhunonte bashkeshorten shkoder tentoi ta vriste bashkeshorten arrestohet 29 vjecari dhunonte bashkeshorten shkoder tentoi ta vriste bashkeshorten

Sondazh

Poll