Aktualitet

“Të gjithëve gropa ju pret”, kërcënohet me vdekje Agron Tufa: Vini re gjuhën e vjetër të urrejtjes

28 Shtator 2019, 18:35 Nga DOSJA
“Të gjithëve gropa ju pret”, kërcënohet me

TIRANË- Shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa është kërcënuar me vdekje. Lajmin e ka bërë me dije vet shkritmari, i cili ka publikuar dhe mesazhin e marrë në Facebook, ku e kërcënojnë se do ta vrasin.

“Në adresën e avokatit tim, shumë të nderuarit z. Kujtim Cakrani, është dërguan një kërcënim anonim për të, për mua dhe për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, shkruan Tufa.

POSTIMI I PLOTË

KËRCËNIM I RI ME VDEKJE. Miq e dashamirë, kolegë të nderuar të mediave, Në adresën e avokatit tim, shumë të nderuarit z. Kujtim Cakrani, është dërguan një kërcënim anonim për të, për mua dhe për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Vini re gjuhën e vjetër të urrejtjes, të trashëguar, me sa duket, nga baballarët e tyre.

Mesazhi: Ju ballista e fashista, qe sot beheni avoketer dhe kerkoni te mbroni sojin tuaj qe nxin luften e hedh balte deshmoreve, jeni ata te djeshmit, qe duheshit vrare te mos mbinit ju e qe keni mar zemer sot. U genjen mendja per kete se skeni krahe. Ska avokat ne bote te fshije gjakun e tyre, dhe te mbroj ate institut kriminel me Agron Tufe e te tere se ju jeni me te poshter se armiqte qe mbroni. Po heronjte kan bere luften dhemb per dhemb, dhe Mhmet Shehun se fshine dot si emer dhe ata qe ishin me te medhenj se ai, do e fshini ju lepuj. Ai beri gabim me 70 vete qe thoni se ka vrare, sepse duhet tu kish vrare te tereve. Po me keto keni shkelur kete here ne derras te kalbur dhe ne qe jemi gjaku i tyre i pa thare nuk falim me. Ku keni qene fshehur qe kerkoni te kafshoni si qener, po dhe qente vriteshin neper kazane. Keshtu si qente do tu gjej dhe ju me kete qe po kerkoni ndaj atyre qe ben luften se bet hak. Kete popull e keta heronj qe doni te hiqni lavdine e tyre me ca rreshta gjykate te korruptuar, e kemi mbrojtur ne po me gjak per vite te tera dhe ju duke na quajtur sot kriminel betoheni se do te na kapni ku te jete. E dini sa esht ky popull qe e kemi me vete dhe betohet per gjakun e deshmorve karshi juve ndyresira qe doni te mbroni ata qe ndyne deshmoret dhe historine. Po kete tani do ta merrni vesh mire, si i gjeti te paret tuaj se e keni bere hak me gjith ata qe hedhin balt deshmoreve dhe ju i doni te hiqni emrat e heronjve dhe luften qe ben dhe fituan me ju te felliqur. Ju dhe familjet tuaj balliste e fashiste nuk do keni vend me tek ne, se e shkruat vete fundin tuaj. Si dolet avash nga llumi, si pa kuptuar, ashtu do tju heqim dhe ne avash te medhenj e te vegjel, se ka qen gabim i madh qe per ju pati meshir. Te gjitheve gropa ju pret.

Agron Tufa pak kohë më parë ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa kerceneohet agron tufa agron tufa kerceneohet agron tufa

Sondazh

Poll