Aktualitet

Plagosi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

28 Shtator 2019, 16:57 Nga DOSJA
Plagosi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Shkodër

SHKODËR- Astmir Shabanaj është arrestuar sot nga Policia pasi akuzohet se pak kohë më parë ka plagosur me thikë një 19-vjeçar në Shkodër.

Sipas një njoftimi nga blutë e Shkodrës bëhet me dije se në këtë ngjarje mbeti i plaosur shtetasi I.P., në lagjen “Qemal Stafa” pas një sherri për motive të dobëta.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet dhe dokumentohet  ngjarja e ndodhur me datë 04.07.2019,  ku  mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P.  Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale të D. V. P. Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autor i dyshuar  i ngjarjes së ndodhur me datë 04.07.2019,  ku pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në lagjen  “Qemal Stafa”, Shkodër, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P. 19 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astmir shabanaj plagosje në shkodër astmir shabanaj plagosje në shkodër

Sondazh

Poll