Aktualitet

Kokaina me GPS në konteinerë, dalin fotot/ Këto janë pakot që erdhën nga Ekuadori, i zbuloi DEA

28 Shtator 2019, 13:54 Nga DOSJA
Kokaina me GPS në konteinerë, dalin fotot/ Këto janë pakot

TIRANË- Pikërisht gjatë ndërhyrjes në Pire pasi kanë kërkuar edhe specialistë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, është vendosur që udhëtimi i ngarkesave të vazhdojë dhe përveç GPS të trafikantëve janë shtuar edhe GPS nga hetuesit. Pikërisht aty në një grup të ngushtë hetuesish ku u përfshinë si hetues edhe shqiptarët, kokaina ku shkruhej lart BAR BUS pasi u peshua dhe ishte 137 kg , u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës . Ndërsa 17 të tjera janë zëvendësuar me gips .

Operacioni për dorëzimin e kontrolluar u zhvendos nga porti i Pireut në portin e Durrësit menjëherë sapo katër kontenierët kanë nisur udhëtimin njëherazi me të njëjtën anije. Burime të sigurta pohojnë se nga hetimi e kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se sapo ky automjet me targa franceze hyri port, njeriu që kalon me badge dhe hyn në terminal duke çekuar është i kërkuari Gentian Malindi i cili ka qëndruar në makinë. I dyshuari tjetër Ardian Bega , me detyrë patrulluese në kalatë rezulton të ketë shpërqëndruar rojen e sigurisë duke e qerasur me alkool. Ndërsa i treti Altin Myslyhaka ka vazhduar drejt kontenierit duke marrë edhe çantën me drogë. Deri tani ka folur 53 vjeçari Bega që pohon se sapo kanë hipur në makinën e blerë në muajin gusht nga një person në Roskovec, Malindi i ka kërkuar vartësit të tij Myslyhaka që ta prekte njërën nga pakot nëse shtypej apo jo.

Më tej i ka kërkuar ta çajë e ta shikojë dhe sapo kanë parë oriz, Malindi ka udhëruar që askush mos të flasë “na kanë vendosur çip”. Më tej ata kanë flakur pakot.

Policia nuk shpjegon as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht se si u zhduk nga sytë e policisë makina e trafikantëve në të cilën gjendej edhe GPS i policisë se bashku me çantën me ngarkesë.

Në vendngjarje falë GPS të tyre policët kanë gjetur orizin , dhe vetëm nga kqyrja e kamerave të sigurisë kanë identifikuar se kush ishin pritësit e njërës nga katër pakot. Tre të tjerat pasi kontenierët me banane u shkarkuan u tërhoqën nga autoritetet në vazhdimin e një operacioni antidrogë që tashmë ka shumë të dyshuar si pritës por pak prova ndaj tyre.

Marrë nga TopChannel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin milsihaka ardian bega kokaina ne portin e durresit altin milsihaka ardian bega kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll