Aktualitet

Tërmeti shkund sërish Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

28 Shtator 2019, 14:29 Nga DOSJA
Tërmeti shkund sërish Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

DURRËS- Një tërmet i fortë është ndjerë sërish sot në vendin tonë. Sipas informacioneve që bën me dije Qendra Evropiane e Tërmeteve, mësohet se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në detin Adriatik.

Po ashtu mësohet se tërmteti ka qenë i fortë, pasi ka pasur një fuqi 3.2 ballë të shkallës rihter. Këtë herë lëkundjet kanë qenë më afër sipërfaqes së tokës, pasi lëvizja e pllakave tektonike ka qenë në thellësinë 2 kilometër.

Lëkundjet sizimike të ditës së sotme vijnë fiks një javë, pas tërmetit të fortë 5.8 balllë të shkallës rihter që shkundi një pjesë të madhe të Shqipërisë. Si sot një javë më parë, në pasdite, Durrësi, Tirana dhe një pjesë e qyteteve përreth u shkundën ka ky tërmet që la pasoja të mëdha.

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë të shtunën e kaluar duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht. Për disa netë qytetarë u ndjenë të frikësuar dhe një pjesë e tyre braktisën banesat dhe fjetën në çadra e ngritura nga Emergjencat Civile. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren, por ende nuk ka bërë të ditur shumën e parave që duhet për rregullimin e banesave të demtuara. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet earthquake albania termet i forte ne shqiperi termet ne durres earthquake albania termet i forte ne shqiperi termet ne durres

Sondazh

Poll