Aktualitet

FAST nis punën për goditjen e ‘të fortëve’, njësia e re do godasë 50 të parët. Në listë dhe grabitësit e Rinasit

28 Shtator 2019, 16:01 Nga DOSJA
FAST nis punën për goditjen e ‘të fortëve’,

TIRANË- Njësia më e re FAST, e krijuar së fundmi në Policinë e Shtetit, ka në duar listën e 50 personave më të kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tregon për Televizionin Klan se lista është hartuar në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, referuar rrezikshmërisë së personave të shpallur në kërkim.

“Lista prej 50 personash është hartuar në bashkëpunim dhe me ekspertë ndërkombëtarë në fakt, për të përcaktuar kriteret e përfshirjes në listë të emrave të ndryshëm”.

Skuadra FAST përbëhet nga 50 anëtarë dhe është e ndarë në dy komponente, atë të inteligjencës dhe atë operative.

Sipas burimeve, mësohet se në listën e të kërkuarve janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të shpallur në kërkim për super grabitjen e Rinasit, mesditën e 9 Prillit.

(Marrë nga Tv Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besford llamallari eldi cela enfast godititja e te forteve grabitja në rinas 9 prill 2019 klement cala besford llamallari eldi cela enfast godititja e te forteve grabitja në rinas 9 prill 2019 klement cala

Sondazh

Poll