Bota

E rëndë! Shqiptari nga Maqedonia vret bashkëshorten dhe i dorëzohet policisë në Zvicër, fqinjët: Ditë e fundit kishte ndryshuar! Nuk na përshëndeste, mezi fliste

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë konfliktet mes çiftit, pasi sipas të afërmve të tyre, ata ishin drejt divorcit. Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

15 Prill 2023, 11:54 Nga a.l
E rëndë! Shqiptari nga Maqedonia vret bashkëshorten dhe i
Policia

MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarjë e rëndëështë shënuar në Maqedoninë e Veriut. Një 42-vjeçar shqiptar ka vrarëbahskëshorten e tij 39-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Erlen në Zvicër, rreth orës 11:00 ku 39-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj. 

Pas krimit, 42-vjeçari ka telefonuar policinë duke thënë se kishte vrarë gruan e tij.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka vënë në pranga. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet. Të afërmit i viktimës kanë treguar se 39-vjeçarja ishte gjithashtu nga Maqedonia e Veriut. Ajo ishte nëna e tre vajzave adoleshente.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë konfliktet mes çiftit, pasi sipas të afërmve të tyre, ata ishin drejt divorcit. Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

“Kjo  e shqetësonte atë. Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”, thotë më tutje i afërmi. 

Jemi në shok. Ditët e fundit ai kishte ndryshuar. Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”, thotë një fqinj.  

Për arsye hetimore, identiteti i viktimës dhe autorit nuk bëhet me dije. Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve në vendin e ngjarje dhe marrjes në pyetje të të arrestuarit.  

vrasje ne zvicer

Sondazh

Poll