Bota

Akuzohen për financim të terrorizmit, Franca dënon me burg 11 anëtarë të PKK

Gjykata e Parisit zbuloi se sasi të konsiderueshme fondesh ishin marrë përmes kërcënimeve, duke përfshirë përjashtimin nga komuniteti.

15 Prill 2023, 11:12 Nga a.l
Akuzohen për financim të terrorizmit, Franca dënon me burg 11
Foto ilustruese

FRANCË- Një gjykatë franceze ka dënuar 11 anëtarë të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) me akuzën e financimit të terrorit për fushatën e saj për të kërkuar autonomi për pakicën në juglindje të Turqisë. Të akuzuarit, të gjithë kurdë nga Turqia që flasin pak ose aspak frëngjisht, dyshohet se janë pjesë e një rrjeti që kërkon të ashtuquajturën taksë revolucionare, ose "kampanya" nga diaspora kurde. Gjykata e Parisit zbuloi se sasi të konsiderueshme fondesh ishin marrë përmes kërcënimeve, duke përfshirë përjashtimin nga komuniteti.

Katër nga të akuzuarit tashmë ishin në paraburgim, dhe dy nuk u paraqitën para gjykatës. Të pandehurit mohuan se i përkisnin PKK-së, duke thënë se ajo nuk kishte prani në Francë. Dënimet varionin nga tre vjet burg me kusht deri në pesë vjet pas hekurave me një vit pezullim.

Hetimi filloi në vitin 2020, kur dy gra kurde të moshës 18 dhe 19 vjeç u raportuan të zhdukura në Francën juglindore. Hetimi zbuloi një rrjet të bazuar rreth një shoqate kurde në qytetin jugor të Marsejës, për të cilën prokurorët thonë se po mblidhte një formë të taksës së komunitetit, "kampanya", që financon PKK, shkruajnë mediat e huaja. 

E cilësuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Turqia, PKK ka zhvilluar një luftë të armatosur prej dekadash kundër Ankarasë për një autonomi më të madhe për pakicën kurde. Qelizat e organizuara besohet se janë aktive në mesin e deri në 150,000 banorëve kurdë të Francës, si dhe midis 100,000 në Holandë dhe komunitetit milionarë në Gjermani.

pkk

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...