Bota

Ministri i Jashtëm turk: Ka qetësi në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë pas tërmetit, por të mos jemi naivë

Ai tha se problemet janë kronike dhe mbeten dhe se përpjekjet për zgjidhje duhet të vazhdojnë. 

15 Prill 2023, 10:20 Nga a.l
Ministri i Jashtëm turk: Ka qetësi në marrëdhëniet mes
Mevlut Çavusoglu

TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu beson se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë përmirësuar pas tërmetit apokaliptik në Turqi, ku Greqia u shpreh e gatshme të ndihmonte qytetarët turk, nga thirrjet e vazhdueshme te presidentit turk, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ka qetësi në marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë pas tërmetit në Turqi, por le të mos jemi naivë. Sa për Qipron, për çdo gjë që nevojitet, për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, ka shumë çështje konfliktuale që janë të ndërlidhura. Nëse këto nuk zgjidhen, tensioni mund të fillojë përsëri në çdo kohë, për fat të keq. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t'i diskutojmë këto çështje përmes dialogut dhe diplomacisë,” kërkoi në një intervistë ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. 

Ai tha se problemet janë kronike dhe mbeten dhe se përpjekjet për zgjidhje duhet të vazhdojnë. 

Ministri i Jashtëm turk iu referua edhe faktit se të dyja vendet janë aktualisht në një periudhë parazgjedhore, duke theksuar se pas zgjedhjeve duhet të ringjallet mekanizmi konsultativ për zgjidhjen e problemeve dhe të ndërmerren hapa konkretë. 

mevlut çavusoglu

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...