Bota

Vrau kolegun e tij gjatë orarit të punës, 48-vjeçari shqiptar në SHBA dënohet me burgim të përjetshëm

Bushi u gjet pranë trupit të Robertsonit. Ai u arrestua dhe u akuzua për vrasje.

15 Prill 2023, 11:47 Nga a.l
Vrau kolegun e tij gjatë orarit të punës, 48-vjeçari
Astrit Bushi

SHBA- Një 48-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Astrit Gjon Bushi është dënuar me burgim të përjetshme, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve. Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj  49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku Robertson është gjetur i gjakosur dhe pa ndjenja në tokë nga policia e zonës. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar atë. Bushi u gjet pranë trupit të Robertsonit. Ai u arrestua dhe u akuzua për vrasje. Të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi. Policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.

 

astrit bushi

Sondazh

Poll