Bota

Kina: Shpresoj që Gjermania do të mbështesë ribashkimin tonë me Tajvanin

Ministrja e Jashtme gjermane, e cila ndodhet për një vizitë në Kinë, paralajmëroi të premten kundër "skenarit katastrofik" që do të përbënte një përshkallëzim ushtarak në ngushticën e Tajvanit për të gjithë botën.

15 Prill 2023, 10:51 Nga a.l
Kina: Shpresoj që Gjermania do të mbështesë ribashkimin
ëang Yi

KINË- Kryediplomati kinez, Wang Yi në një takim me Ministren e Jashtme gjermane, Analena Burbock tha se ai shpreson dhe beson se Gjermania do të mbështesë ribashkimin paqësor të Kinës me Tajvanin. Ministrja e Jashtme gjermane, e cila ndodhet për një vizitë në Kinë, paralajmëroi të premten kundër "skenarit katastrofik" që do të përbënte një përshkallëzim ushtarak në ngushticën e Tajvanit për të gjithë botën, shkruajnë mediat e huaja. 

"Një përshkallëzim ushtarak në ngushticën e Tajvanit, përmes së cilës kalon 50% e tregtisë botërore çdo ditë, do të ishte një skenar katastrofik për të gjithë botën," vuri në dukje ai dhe paralajmëroi Kinën kundër përdorimit të forcës ushtarake kundër Tajvanit.

"Konfliktet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. Një ndryshim i njëanshëm, i dhunshëm i status quo-së do të ishte diçka e papranueshme për ne evropianët," shtoi Burbock pas bisedimeve me homologun e saj kinez Qin Gang në Pekin, duke vënë në dukje se Gjermania po vëzhgon tensionet në ngushticën e Tajvanit me shqetësim të madh.

Burbock i bëri thirrje gjithashtu Pekinit që t'i kërkojë Rusisë të ndalojë luftën në Ukrainë, duke thënë se asnjë vend tjetër nuk ka më shumë ndikim në Rusi sesa Kina. 

wang yi

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...