Bota

Akuzohet për spiunazh/ Suedia arreston në flagrancë shtetasen ruse në një rafineri nafte

Ajo dyshohet për spiunazh korporativ. Shërbimi Suedez i Sigurisë (SAPO) tha se ishte në dijeni të situatës, por nuk dha asnjë detaj.

15 Prill 2023, 10:31 Nga a.l
Akuzohet për spiunazh/ Suedia arreston në flagrancë shtetasen
Flamuri i Rusisë

RUSI- Një grua ruse u arrestua në Suedi me akuzën e spiunazhit. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi i saj është bërë në një rafineri naftë në qytetin e Goteborgut. Ajo dyshohet për spiunazh korporativ. Shërbimi Suedez i Sigurisë (SAPO) tha se ishte në dijeni të situatës, por nuk dha asnjë detaj.

"Ne jemi të vetëdijshëm për këtë rast, por është një çështje e policisë," tha zëdhënësi i SAPO, Gabriel ëernstedt. 

Sipas raportimeve, disa persona shoqëruar për t'u marrë në pyetje dhe janë kontrolluar vendodhje të ndryshme. Policia e Goteborgut tha se nuk ka asnjë informacion për të ndarë në këtë moment pasi hetimi është në fazat e tij paraprake.

Kompania që menaxhon objektin ku ndodhi arrestimi tha se gruaja ishte punësuar nga një prej nënkontraktorëve të tyre. Norvegjia po dëbon 15 punonjës të ambasadës ruse për të cilët ministria e jashtme thotë se ishin operativë të inteligjencës që vepronin nën maskën e posteve diplomatike. Moska tashmë ka njoftuar se do t'i përgjigjet kësaj lëvizjeje. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...