Bota

MOMENTI I SHPËRTHIMIT- Si u sulmua kryeministri i Japonisë, terror tek qytetarët

Fumio Kishida mbeti i padëmtuar, por sigurimi i tij e largoi menjëherë nga vendi i ngjarjes. Burri që hodhi bombën e tymit u arrestua menjëherë, por ende nuk është identifikuar. 

15 Prill 2023, 10:31 Nga k.m.
MOMENTI I SHPËRTHIMIT- Si u sulmua kryeministri i Japonisë, terror tek
Fumio Kishida

TOKIO- Pamje të tjera janë publikuar nga sulmi ndaj kryeministrit japonez Fumio Kishida gjatë vizitës së tij në një qytet teksa mbante një fjalim. Menjëherë u dëgjua një shpërthim i fortë duke shkaktuar panik në turmë. Kishida mbeti i padëmtuar, por sigurimi i tij e largoi menjëherë nga vendi i ngjarjes. Burri që hodhi bombën e tymit u arrestua menjëherë, por ende nuk është identifikuar. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë një fjalimi të planifikuar nga Kishida në Wakayama, në një vend me dhjetëra qytetarë dhe gazetarë, por incidenti nuk e ka ndalur nga axhenda e tij.

Korrikun e kaluar, ish-kryeministri i vendit, Shinzo Abe, u vra nga një person që mbante një armë të improvizuar. Sulmuesi i ishte afruar Abe-s ndërsa ai po fliste me një turmë dhe e qëlloi atë. Abe, i plagosur rëndë, ndërroi jetë në spital.

fumio kishida japoni

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...