Bota

S'pyet për trazirat në Francë, Macron nënshkruan reformën për rritjen e çmimit të pensioneve

Projektligji i diskutueshëm i Macron u miratua më 20 mars pas javësh protesta dhe debatesh të pafrytshme në Asamblenë Kombëtare.

15 Prill 2023, 10:13 Nga k.m.
S'pyet për trazirat në Francë, Macron nënshkruan
Emmanuel Macron

PARIS- Pavarësisht reagimit të zemëruar të turmës, presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi reformën e rritjes së moshës së pesioneve, nga 62 në 64 vjeç. Sot, presidenti Macron nënshkroi projektligjin, i cili tashmë do të bëhet ligj, pasi Gjykata Kushtetuese miratoi dje reformën.

Projektligji i diskutueshëm i Macron u miratua më 20 mars pas javësh protesta dhe debatesh të pafrytshme në Asamblenë Kombëtare. Për miratimin e reformës u përdor një mekanizëm kushtetues që e lejonte kalimin e ligjit pa votën e parlamentit. Por rezultati ishte përkeqësimi i marrëdhënieve mes kreut të shtetit dhe sindikatave.

Këto të fundit, edhe pas vendimit të Kushtetueses i kërkuan presidentit Macron që të mos e ratifikonte reformës, ndërsa partitë më të mëdha opozitare të Francës thanë se ishin të vendosura për të vazhduar luftën e tyre rritjes së moshës së pensioneve. Protestat ende vazhdojnë, ndërsa sindikalistët kanë paralajmëruar: Do na shihni më 1 maj!

emmanuel macron ligji per pensionet ne france

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...