Aktualitet

"Jeni grup i dobët"/ Si nisi sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur, të rinjve ua nxehu gjakrat "dissi"

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga të tjerët duke degraduar në konflikt verbal dhe duke ofenduar njëri-tjetrin. Derisa e lanë që të takoheshin për t'u sqaruar. 

15 Prill 2023, 11:18 Nga k.m.
"Jeni grup i dobët"/ Si nisi sherri në TikTok që
Klajdi Mancaku

TIRANË- Zbulohet shkaku i përplasjes mes të rinjve, në orët e para të mëngjesit në Durrës. Burime të Dosja.al kanë bërë me dije se Klajdi Mancaku dhe "grupi kundërshtar", Jugern Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin dhe se molla e sherrit ishte muzika mes tyre. 25-vjeçari Mancaku ka komentuar në një video të publikuar nga grupi tjetër, duke u shkruar: Jeni grup i dobët dhe se nuk jeni realë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga të tjerët duke degraduar në konflikt verbal dhe duke ofenduar njëri-tjetrin. Derisa e lanë që të takoheshin për t'u sqaruar. 

Mancaku ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit, ndërsa ky i fundit ka marrë kushëririn dhe shokun e përbashkët me vete, Arben Haxhiu. Por dy të fundit janë plagosur me armë zjarri nga i riu, por fatmirësisht pa lëndime të rënda për jetën.

plagosja per tiktok

Sondazh

Poll